Mesfushori i Barcelonës dhe i Kombëtares së Spanjës, Fermín López, ka folur për jetën në futboll, shokët e skuadrës dhe disa detaje nga jeta e tij jashtë fushës.
Në një intervistë për Mundo Deportivo, Fermín iu përgjigj një serie pyetjesh të shkurtra, duke zbuluar edhe disa anë më personale të tij.
Cili është emri yt i plotë?
Fermín López Marín.
Kush është shoku yt më i mirë në futboll?
Cristo.
Kush është lojtari më i mirë aktualisht, jashtë Barcelonës dhe Kombëtares?
Messi.
Tre yje që nuk luajnë te Barcelona?
Messi, Fabián dhe Oyarzabal.
Me cilin shok skuadre nuk do të jetoje?
Kjo është për të më futur në telashe, apo jo? Do të thoja… Lamine.
Kush është më i veçanti në dhomat e zhveshjes?
Eric García.
Kush është ai që “ka një histori të mirë” në Instagram?
Hahaha, në Instagram, Lamine.
Kush është më i dhënë pas pamjes së tij?
Sa e vështirë… Do të them përsëri Lamine.
Sa shpesh e ndryshon stilin e flokëve?
Tani për tani po e mbaj të njëjtin stil. Ndoshta çdo katër ose pesë muaj.
Sa kohë të duhet për t’i rregulluar flokët?
Pak. Nuk kaloj shumë kohë duke u marrë me to.
Çfarë të mungon më shumë nga jeta që kishe përpara se të bëheshe i famshëm?
Të mund të bëja gjëra normale.
Cila është gjëja më surrealiste që të ka ndodhur që kur je bërë i njohur ose i famshëm?
Nuk e di… ndoshta kur të ndjekin deri në shtëpi, fansat apo gjëra të tilla.
Cili është një talent i fshehtë i Fermín që nuk e njohim?
Jam i mirë në pingpong.
Dhe në fund, një premtim për Mundo Deportivo?
Premtimet kushtojnë shtrenjtë. Por nuk e di… ndoshta të lyej flokët. T’i bëj të bardhë ose diçka të tillë. Diçka tipike.







