Shqipëria do përballet me Bjellorusinë në kuadër të Nations League. Përveç trajnerit Maran, në konferencë për shtyp u shfaq edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti. Gjimshiti e vlerësoi Nations League si kompeticion i rëndësishëm dhe theksoi se synimi është vendi i parë.
“Besoj që kam gjetur skuadrën shumë mirë. Kemi pasur më shumë kohë sesa në fund të sezonit të kaluar. Na janë nevojitur këto ditë, për të mësuar idetë e trajnerit. Frymë e re, është një frymë shumë pozitive. Etrit Berishës është një lojtar kyç dhe me eksperiencë. Do i japë një ndihmë të gjithëve.
Transferimi në Lindjen e Mesme? Ishte vendimi im dhe i Atalantës. Nuk duket nga jashtë, por kampionati është shumë i vështirë. Ka shumë lojtarë me cilësi. Nuk është aq e thjeshtë siç duket. Çdo ekip e ka një sulmues me emër. Për mua është sfidë e madhe si mbrojtës atje. Tifozëve iu premtojmë që do të japim maksimumin. Do punojmë edhe për të shkuar në Europian. Kjo është rruga e duhur.”
Në këto vitet, kam pasur disa trajnerë dhe disa taktika të ndryshme, por besoj që në kohët e fundit kam folur shumë me mister Maran për këtë punë, për taktikën edhe për gjëra të tjera. Dhe besoj që do bëjë, do vendosë atë që do jetë më e mira për ekipin, që t’i përshtaten gjithë lojtarët dhe ajo që na hap rrugën për suksesin, besoj ajo është gjëja më e rëndësishme. A po luajmë me tre apo me katër, nuk besoj se do ndryshojë shumë, do ta vendosë në fund trajneri.”







