Trajneri i kombëtares, Maran doli në konferencë, në prag të ndeshjes së Nations League ndaj Bjellorusisë. Ai vlerësoi të gjithë kundërshtarët në grup, duke lënë të kuptohet se gjërat do të jenë të vështira, por u shpreh besimplotë për potencialin që ka skuadra që drejton.
“Në fakt skuadra e Bjellorusisë është një skuadër kompakte dhe ka bërë mirë. Unë dua të përqendrohem te skuadra ime. Kam parë një dëshirë të madhe për punë nga lojtarët. Kjo për mua është shumë e rëndësishme. Kam parë disa gjëra ndryshe. Përpos respektit për kundërshtarit, kam parë cilësi te skuadra jonë për të bërë mirë.”
“Nesër nis aventura ime. Kjo më bën të emocionohem. Sigurisht që janë gjërat e qarta, kemi patur vështirësitë tona. Kam patur pushim të detyruar për disa lojtarë.
“Disa nga lojtarët nuk kanë pasur mundësi të përgatiten. Nga këto mungesa kam provuar gjëra të reja dhe kam marrë sinjale pozitive. Kam shumë besim, që edhe nëse disa lojtarë nuk kanë mundësi për të luajtur 90 minuta, japin siguri se do të bëjnë mirë në fushë.
Nuk jam i shqetësuar për krahun e djathtë. Është Samuele Sina. Ismajli po ashtu ka luajtur si mbrojtës i djathtë. Besoj se kemi disa zgjedhje.
Besoj se tani i njoh më shumë lojtarët. Kam pasur më shumë kohë për ti njohur. Tani njohja e lojtarëve është edhe e ndryshme. Varet nga karakteristikat, por edhe varet nga momenti ku janë në klubin. Besoj se kam zgjedhur dhe grumbulluar lojtarët në gjendjen më të mirë dhe ata që janë më të përshtatshëm për ndeshje.”
“Kundërshtari vjen nga një periudhë e mirë. Kjo është një stimul për ne. Është një skuadër që e respektojmë shumë. Na motivon për të rritur përqendrimin. Kur ke një kombëtare, është dhe fati për të zgjedhur lojtarët, në mënyrë që të përballosh momentet gjashtë ndeshjeve. Te bjellorusët kam vënë re se janë shumë punëtorë dhe gjithmonë në krye të punës.
Qëllimi është të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të mos humbasim topin. Duhet të dimë si të interpretojmë lojën kur humbasim topin. Nga ndeshjet e qershorit kemi marrë disa mësime. Fokusi është që të bëjmë ndeshjen më të mirë ndaj Bjellorusisë.
Gjatë një ndeshje do të ketë vështirësi, por duhet të jemi të fortë dhe me kurajë për punën që kemi bërë dhe të dimë si të reagojmë.”







