HomeKronikeEMRI/ Plagosje me armë zjarri te “Zogu i Zi” në Tiranë, i...

EMRI/ Plagosje me armë zjarri te “Zogu i Zi” në Tiranë, i dëmtuai nga Kosova dërgohet në spital

Advertismentspot_img

Një person është plagosur me armë zjarri në afërsi të zonës së Zogut të Zi në Tiranë.

Mësohet se i plagosuri, i identifikuar si Gjenk Karabeg është qëlluar me një plumb në këmbë dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është shtetas kosovar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga sa mësohet, Gjenk Karabegu nuk ka dhënë ende informacion për ngjarjen.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po mbledh dhe verifikon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj. K., rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular