Foto të autorit të dyshuar të vrasjes së 44-vjeçarit, Artan Myrtaj, janë publikuar disa ditë pas ngjarjes që tronditi Sarandën. Siç shihet edhe nga fotot, autori i dyshuar shihet me skafandër në kokë, i veshur me një xhup të gjelbër dhe pantallona të zeza.
Ai gjithashtu mban në duar dy armë zjarri. Autoritetet ende nuk kanë arritur të zbardhin identitetin e autorit të dyshuar teksa po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes.
Artan Myrtaj i njohur si “Tani i Ruzhdiut” u ekzekutua më 20 shtator në qytetin e Sarandës. I plagosur mbeti edhe një kalimtar.
44-vjeçari që u qëllua me breshëri plumbash. Ai kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga paraburgimi, pasi gjykata i kishte caktuar masën ‘detyrim paraqitjeje’. Ai ishte arrestuar në korrik 2025 për plagosjen e dy të rinjve nga Kamza, Ernest Lame dhe Gëzim Hajdaraj.







