HomeSportE BUJSHME/ Mançester Siti shpallet fajtor! Pritet dënimi historik pas akuzave për...

E BUJSHME/ Mançester Siti shpallet fajtor! Pritet dënimi historik pas akuzave për 115 shkelje

Advertismentspot_img

Një “bombë” e mirëfilltë mund të ndryshojë plotësisht panoramën e futbollit anglez e pse jo edhe atij europian. Mançester Siti raportohet se është shpallur fajtor për thuajse të gjitha shkeljet e Fair Play Financiar, në dosjen e famshme të 115 akuzave që po hetohet prej vitesh.

Sipas “The Athletic”, është arritur në konkluzionin se klubi i cili dominoi futbollin britanik në dekadën e kaluar, ka kryer shkelje të shumëfishta dhe është shpallur i pafajshëm vetëm në 1 nga 115 çështjet për të cilat akuzohet. Kjo do të thotë se dënimi për të do të jetë model dhe padyshim historik, me të gjitha variantet që për momentin mbeten të hapura.

“Sanksionet nuk janë vendosur, por çdo mundësi është në tavolinë, ndërsa Siti do të apelojë. Klubi është shpallur fajtor për të gjitha përveç 1 nga 115 akuzat, sipas burimeve në dijeni të ngjarjes, të cilat kanë folur duke ruajtur anonimitetin pasi nuk janë të autorizuara të komentojnë”, zbuloi “The Athletic” drejt kësaj çështje që praktikisht mund të shpërbëjë “qytetarët”.

Prej kohësh është argumentuar se nëse shpalleshin fajtorë, ata do të dënoheshin me rënien e menjëhershme nga kategoria si dhe nisjen e kampionateve me penalitet pikësh në sezonet në vijim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular