Nuk mungoi tensioni në fundin e sfidës mes Italisë dhe Belgjikës, të vlefshme për Ligën e Kombeve, që u mbyll me triumfin 0 me 2 të kombëtares belge. Protagonistë u bënë portieri Donaruma dhe sulmuesi Lukaku, të cilët patën një përplasje verbale. U desh ndërhyrja e gjyqtarit dhe lojtarëve të tjerë, që situatë të mos përshkallëzonte.
Të dy futbollistët u ndëshkuan me kartonë të verdhë nga gjyqtari. Për më tepër shikoni pamjet: VIDEO







