HomeAktualitetVideot intime që qarkullojnë në rrjet, reagon Aurela Gaçe: Do të ndërmarr...

Videot intime që qarkullojnë në rrjet, reagon Aurela Gaçe: Do të ndërmarr hapa ligjorë, dinjiteti im s’mund të përdhoset

Advertismentspot_img

Aurela Gaçe ka reaguar pasi emri i saj është përfshirë në lajme dhe aludime lidhur me disa video intime që po qarkullojnë në rrjet ditët e fundit.

Këngëtarja ka mohuar kategorikisht të jetë pjesë e ndonjë prej videove për të cilat është aluduar, ndërsa ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj çdo pretendimi që, sipas saj, cenon emrin dhe dinjitetin e saj.

Në reagimin e saj, Gaçe thekson se bashkëpunimet profesionale me autorë të industrisë muzikore nuk mund të përdoren si bazë për të sajuar histori mbi jetën e saj private.

Reagimi i plotë: 

“Përshëndetje!

Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë shpifjeve që cenojnë dinjitetin tim, nuk mund të hesht.

Bashkëpunimet e mia muzikore me autorë të kësaj industrie janë marrëdhënie profesionale. Ato nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time apo ta përdorë emrin tim për të nxitur thashetheme.

Dua të jem e qartë:

Nuk jam pjesë e asnjë videoje të natyrës që po aludohet. Çdo pretendim që më lidh me të tilla përmbajtje është i pavërtetë.

Jam bijë, nënë dhe bashkëshortе. Dinjiteti i askujt nuk duhet të bëhet objekt përbaltjeje apo argëtimi publik. Dinjitetin tim e kam shumë të shtrenjtë dhe nuk lejoj askënd t’a përdorë.

Nuk marr përsipër të gjykoj jetën private të të tjerëve.

Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë.

Nuk do të toleroj përdorimin e emrit tim në histori të sajuara. Për çdo shpifje që cenon emrin dhe dinjitetin tim, do të ndërmarr hapat e nevojshëm ligjorë.

Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur.”

Videot intime që qarkullojnë në rrjet, reagon Aurela Gaçe:
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular