HomeAktualitetU dënua me 10 vite burg nga drejtësia belge për trafikim droge,...

U dënua me 10 vite burg nga drejtësia belge për trafikim droge, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai në Belgjikë

Advertismentspot_img

Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Belgjikës, ku do të vuajë dënimin me 10 vite burg të dhënë nga drejtësia belge.

37-vjeçari, i njohur edhe me pseudonimet “Alduth” dhe “Shqiptari i gjatë”, konsiderohet nga autoritetet belge si një prej figurave kryesore të organizatës kriminale shqiptare “Kompania Bello”.

Sipas mediave belge, Eldi Dizdari ishte arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth dy vite më parë, pas një kërkese të autoriteteve belge për ekstradimin e tij. Të mërkurën ai u nis me avion nga Emiratet dhe disa orë më vonë mbërriti në aeroportin ushtarak të Melsbroek, nga ku u transferua menjëherë në një burg belg.

Sipas mediave belge, Dizdari është dënuar këtë vit nga gjykata e Antwerp-it me 10 vite burg dhe 80 mijë euro gjobë, për rolin e tij në transportet e drogës në dosjen e njohur si “Yaramis”. Gjykata ka vendosur gjithashtu konfiskimin e një përfitimi kriminal prej 7.5 milionë eurosh, që i atribuohet atij.

Sipas hetimeve belge, pasi klani “Yaramis” humbi pozitat në portin e Antwerp-it për shkak të konflikteve të brendshme dhe hetimeve, Matoshi bashkëpunoi me Omar Govers dhe Najim E.M. për nxjerrjen e ngarkesave të kokainës nga porti.

Në një dosje ku përfshihet Govers, prokuroria belge dyshon se bashkëpunëtorët e tij kanë kryer për Eldi Dizdarin, gjatë viteve 2020 dhe 2021, dy transportime parash me vlerë totale 1.75 milionë euro. Pjesa e Dizdarit në këtë çështje ishte veçuar dhe do të trajtohej veçmas.

Emri i Eldi Dizdarit alias Denis Matoshi është i njohur edhe në Shqipëri. SPAK e ka përfshirë atë në hetime lidhur me organizatën “Kompania Bello”, ndërsa Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e disa pasurive të tij.

Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, konfirmoi ekstradimin përmes rrjeteve sociale, duke deklaruar se bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe tregon se “nuk ka vende të sigurta për kriminelët e drogës”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular