HomeKronikeNGJARJE E RËNDË/ 32-vjeçari rumun bën për spital ish-gruan dhe partnerin e...

NGJARJE E RËNDË/ 32-vjeçari rumun bën për spital ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar, hyri nga dritarja…

Advertismentspot_img

Ish bashkëshorti plagos gruan dhe bashkëjetuesin e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Lavrio,50 km në jug të Athinës.

Sipas informacioneve të para, autori një shtetas rumun 32 vjeç ka hyrë me një shkallë në banesën e viktimave dhe pasi theu me një vare dritaren, plagosi me thikë ish gruan e tij 32 vjeç dhe të dashurin e saj shtetas grek me origjinë shqiptare 33 vjeç i quajtur Klevis Tite.

Gruaja u godit me thikë në shpinë dhe gjendet në gjendje të rëndë në spitalin evangjelizmos ndërsa Klevis Tite ka marrë plagë në duar dhe zonën e organeve gjenitale dhe u dërgua në spitalin Asklipio.

Dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

E gjithë ngjarja ndodhi para dy fëmijëve të mitur të ish bashkëshortëve,1.5 dhe 2.5 vjeçë të cilët u morën në gjendje shoku prej psikologëve.

Mësohet se gruaja kishte denoncuar të paktën 5 herë autorin për akte dhune dhe kërcënime, madje asaj i ishte vendos në telefon edhe “panic buto”, një sistem që lajmëron on line forcat e rendit sa herë personi që e disponon rrezikohet prej personit që ka denoncuar.

Por duket se autori ka qenë i vendosur për ti ekzekutuar viktimat të cilët prej fatit janë ende gjallë,pasi në momentin e ngjarjes,një banor që po parkonte automjetin e tij jashtë banesës ndërhyri për ti shpëtuar dhe njoftoi edhe policinë e cila mbërriti brenda 2 minutave më vend ngjarje.

Autori u arrestua dhe do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular