Këngëtarja Eli Fara është paraqitur në polici dhe ka dhënë dëshminë e saj lidhur me publikimin e videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, ku protagoniste janë disa artiste.
Gjatë dëshmisë, Fara ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni se ishte filmuar.
“Nuk kam dijeni që jam filmuar”, mësohet të ketë deklaruar ajo para hetuesve.
Sipas dëshmisë së saj, Eli Fara ka denoncuar vetëm personin që ka publikuar videot intime, ndërsa nuk ka ngritur pretendime ndaj kompozitorit Adi Hila.
Ndërkohë, Adi Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, ndërsa po hetohet edhe për veprat “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.







