HomeSport“Kemi ekip të fortë, Maran ka sjellë një frymë të re, sulmuese”,...

“Kemi ekip të fortë, Maran ka sjellë një frymë të re, sulmuese”, Hysaj “driblon” Vllazninë, flet për të ardhmen e tij

Advertismentspot_img

Në krah të Maran, në vigjilje të sfidës kundër Finlandës, Elseid Hysaj, u shpreh i bindur se Shqipëria ka një skuadër shumë të fortë, ndërsa tekniku italian ka sjellë një frymë të re, kërkon një lojë më shumë sulmuese. Hysaj pranoi se Finlanda është një ekip i fortë, i ngjashëm me Bjellorusisë. Anësori kuqezi foli edhe për të ardhmen e tij duke theksuar se nuk ka ardhur ende koha që të luajë në Shqipëri, edhe pse këtë periudhë u stërvitur te Vllaznia:

“Kam nda pak përvojë nga e kaluara. Tani duhet t’i marrim të rinjtë dhe t’i japim dorë për t’u rritur. Janë pak më të brishtë se në kohën kur ishim ne. Janë lojtarë me kualitet dhe nuk kam shumë nevojë që t’i ndihmoj. Jam i kënaqur me këtë pjesë.

Kemi një skuadër shumë të fortë. Grupi i fortë si Finlanda dhe Bjellorusia kanë gati të njëjtin nivel si ne. Ishte objektiv i ynë për të qenë të parët. Ne jemi skuadër në evolucion, duhet të kërkojmë më shumë nga secili. Kemi trajner që po na jep një dorë për lojë më shumë sulmuese.

Besoj se po dalin shumë lojtarë shqiptarë, por po mungon që nuk po dalin shumë mbrojtësa. Besoj mesfusha dhe sulmi ka shumë zgjidhje. Qefalija, Sina, Hasa janë lojtarë të mirë dhe me të ardhme të para. Shqipëria do të jetë e mbrojtur edhe për të ardhmen.

Klub? Kombëtarja më ndihmoi. Duhet të tregoja se jam në formë. Besoj do hapet ndonjë gjë e re. Po bisedoj me disa skuadra, por asgjë skuadra. Mendoj të jem i përqendruar për këtë ndeshje me Kombëtaren dhe pastaj do zgjedh.

Kampionat shqiptar? Me gjithë respektin që kam për kampionatin shqiptar, i kam ndjekur me vërtetë sepse hera e parë që unë isha në Shqipëri dhe po stërvitesha me Vllazninë. Është kampionat i mirë, por besoj nuk është akoma momenti im që të kthehem në Shqipëri”, u shpreh Hysaj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular