HomeKronikePranga në duar e këmbë dhe i rrethuar me zinxhir, marshallët amerikanë...

Pranga në duar e këmbë dhe i rrethuar me zinxhir, marshallët amerikanë me NJOFTIM: Shqiptari Valentin Ftoni akuzohet për vrasje të katërt

Advertismentspot_img

Është publikuar fotoja e Valentin Ftonit, 52-vjeçarit shqiptar i cili ra në pranga në Nju Jork pas më shumë se 25 vitesh në kërkim ndërkombëtar. Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme,  i shumëkërkuari i drejtësisë, Valentin Ftoni duket më i thinjur e më i rrudhur dhe sportiv. Ndërsa i janë vendosur pranga në duar dhe në këmbë, në trupin e tij shikohet dhe një zinxhir. 

Pranga në duar e këmbë dhe i rrethuar me zinxhir,
Pranga në duar e këmbë dhe i rrethuar me zinxhir,

Për më shumë se dy dekada, ai arriti “t’ i fshihej” drejtësisë shqiptare, pasi  sipas informacioneve të bëra publike nga autoritetet, Valentin Ftoni jetonte ilegalisht në Shtetet e Bashkuara duke përdorur identitete të ndryshme.

I shpallur në kërkim që në vitin 2001 për tre vrasje, hetimet e bëra ndër vite kanë ngritur dyshimet se, pasi u largua nga Shqipëria, ai përdori dokumente të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të kaluar kufirin e SHBA-ve.

Emri i Valentin Ftonit del në pah në dy vendime të ndryshme të Gjykatës së Shkodrës për tre vrasje të ndodhura në fillim të viteve 2000.

Konkretisht më 19 shtator 2000, në fshatin Ças të Velipojës, u vranë bashkëshortët Gjelosh dhe Ardiana Markaj. Sipas togave të zeza u dyshua se vrasja e dyfishtë u krye për motive gjakmarrjeje, për të cilën i akuzuari kryesor ishte Ftoni, i cili më 28 shtator 2001, u dënua me 25 vite burg. Gjithashtu ai u shpall fajtor edhe për armëmbajtje pa leje.

Ndonëse ishte në kërkim për krimin e dyfishtë dhe Gjykata e Shkodrës e dënoi me 25 vite burg, Ftoni, në mënyrë misterioze, arriti të humbte gjurmët e të zhdukej nga Shqipëria.

Mirëpo, sërish më 18 nëntor 2008, Gjykata e Shkodrës e dënoi sërish me 25 vite burg për vrasjen e Tom Gacit, ngjarje e ndodhur më  12 gusht 2001. Edhe në këtë rast ai u shpall fajtor gjithashtu për armëmbajtje pa leje.

Por vrasjet për të cilat akuzohej 52-vjeçari shqiptar nuk mbyllen me kaq. Ftoni është gjykuar edhe për eliminimin e Behar Becit, ngjarje e ndodhur në vitin 2001. Mirëpo për këtë rast ai u shpall i pafajshëm.

Sipas informacioneve të bëra nga autoritetet amerikane u bë me dije se hetimi për Valentin Ftonin nisi në gusht të këtij viti, pasi Interpol Tirana ndau informacion me autoritetet amerikane.

Si fillim, hetuesit zbuluan se 52-vjeçari fshihej në zonën metropolitane të Nju Jorkut duke përdorur disa identitete të rreme.  Më tej, hetimet i kaluan grupit të posaçëm të Homeland Security Task Force në Nju Jork, i cili lokalizoi vendndodhjen e tij dhe organizoi arrestimin.

Në njoftimin e autoriteteve amerikane raportohet se autoritetet shqiptare e kërkojnë Ftonin edhe në lidhje me një tjetër vrasje, duke e bërë atë si të dyshuarin kryesor për një ngjarje të katërt. Mirëpo vlen për t’u theksuar se ky detaj nuk përfshihet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

“Valentin Ftoni kërkohet nga autoritetet shqiptare për të vuajtur një dënim me 25 vjet burg në lidhje me vrasjet e një burri dhe një gruaje në vitin 2000. Autoritetet shqiptare e kërkojnë gjithashtu Ftonin në lidhje me një vrasje tjetër dhe e identifikojnë atë si të dyshuarin kryesor në një të katërt. Ai kishte mbetur në arrati për më shumë se 25 vjet.”, thuhet në njoftimin  e bërë publik ditën e sotme nga autoritetet amerikane.

Aktualisht 52-vjeçari mbahet në paraburgim federal në SHBA. Ndërsa, siç raportuam dhe mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit njoftoi se po vijon bashkëpunimi me autoritetet amerikane për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij në Shqipëri.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular