HomeAktualitetDalin pamjet e tmerrshme kur autobusi përplaset me kamionin në Turqi, 11...

Dalin pamjet e tmerrshme kur autobusi përplaset me kamionin në Turqi, 11 persona humbën jetën

Advertismentspot_img

Janë bërë publike së fundmi pamjet tronditëse të aksidentit të rëndë rrugor në Manisa të Turqisë, ku humbën jetën 11 persona dhe 27 të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja tragjike u regjistrua pranë zonës së Akhisarit, në autostradën Gebze-Orhangazi-Izmir, ku një autobus turistik u përplas me një kamion. Momenti i aksidentit është fiksuar nga kamerat e sigurisë të sistemit të monitorimit elektronik të trafikut.

Pamjet dokumentojnë çastin e përplasjes së fortë, e cila përfundoi me pasoja tragjike dhe la pas dhjetëra viktima e të plagosur.

Pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia, ndërsa të plagosurit u transportuan në spitalet e zonës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autoritetet turke po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit të rëndë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular