HomeKronikeDëshmia/ Tragjedia me dy viktima, autori: Zjarri në shtëpinë e prindërve të...

Dëshmia/ Tragjedia me dy viktima, autori: Zjarri në shtëpinë e prindërve të bashkëjetueses, dyshoja se më tradhtonte!

Advertismentspot_img

I arrestuari, Astrit Idrizi i ka vënë zjarrin banesës e cila ishte në pronësi të prindërve të bashkëjetueses së tij me të cilën ka dhe një fëmijë.

Sipas burimeve, Idrizi është shprehur se prej kohësh ka pasur dyshime se bashkëjetuesja e tij e tradhëtonte kjo ka sjellë debate dhe distancë në çift.

Kjo ka qenë dhe arsyeja pse Idrizi i ka vendosur zjarrin banesës teksa brenda saj ndodheshin prindërit e bashkëjetueses të cilët ndërruan jetë dhe ajo bashkë me fëmijën të cilët u nxorën nga banesa nga zjarrtikësja e efektivët e policisë, pas mjekimit që morën në spital ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

 Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datës 14 tetor 2026, në rrugën “Ali Shefqeti”, në Shkozë të Tiranës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit.

Nga hetimet paraprake, ku morën pjesë ekspertë kriminalistë dhe ekspertë të rasteve të zjarrvënieve, dyshohet se 35-vjeçari me inicialet Astrit Idrizi i ka vënë zjarrin banesës së çiftit 65 vjeçe dhe 68 vjeç, Ismete dhe Agim Ziu, të cilët ishin prindërit e bashkëjetueses së tij.

Si pasojë e zjarrit, të dy bashkëshortët u dërguan në spital, por nuk arritën t’u mbijetonin plagëve dhe humbën jetën. Autori i dyshuar u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes, falë veprimeve të shpejta të shërbimeve policore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular