HomePolitike“TËRHIQUNI SA NUK ËSHTË TEPËR VONË!” / Paralajmërimi i Ervin Demos për...

“TËRHIQUNI SA NUK ËSHTË TEPËR VONË!” / Paralajmërimi i Ervin Demos për protestuesit me maska!

Advertismentspot_img

Situata e tensionuar dhe aktet e dhunës gjatë protestës së fundit në kryeqytet kanë sjellë reagimin e ashpër të Ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo. Përmes një deklarate zyrtare, Demo ka dënuar ashpër shkatërrimin e pronës publike dhe private, duke deklaruar se pas asaj që ai e quajti “gjuhë e flakëve dhe e bastisjeve”, fshihet politika e vjetër dhe ndikime të huaja dashakëqija përmes rrjeteve sociale.

Ministri u bëri thirrje të drejtpërdrejtë studentëve, veçanërisht atyre të mjekësisë, që të mos bëhen pjesë e skenarëve që synojnë destabilizimin. Ai theksoi se qeveria mbetet e hapur për dialog përmes “Paktit për Universitetin”, duke nënvizuar se progresi arrihet me bisedime dhe jo me gurë.

“Zjarrvënësve dhe shkatërruesve të sotëm të pronës publike e private, u tell tërhiquni sa nuk është tepër vonë, sepse mes entuziazmit të shkatërrimit në një turmë me maska dhe përgjegjësisë individuale para ligjit, kjo e dyta mund të vonojë po nuk do të harrojë,” shkruan Demo.

Demo falënderoi punonjësit e Policisë së Shtetit për profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen në kushtet e provokimeve. Ndërsa iu drejtua qytetarëve të Tiranës, ai kërkoi durim dhe garantoi se institucionet kanë informacion të plotë për situatën dhe se asnjë orvatje e dhunshme nuk do ta kthejë Shqipërinë pas

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular