Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga ambientet e zyrës së Kolegjit të Europës, e cila u shkatërrua plotësisht gjatë tubimit të djeshëm.
Në fjalën e tij, Rama e cilësoi këtë zyrë si simbol të asaj që, sipas tij, ndodhi gjatë protestës në Tiranë. Ai akuzoi opozitën se po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Europës, duke theksuar se vendi nuk do të kthehet pas.
“Deri dje kjo ishte zyra e kolegjit të Europës, shkollës së Europës së bashkuar që e çelëm në Shqipëri së bashku me udhëheqësit europian të pranishëm këtu Tiranë.
Sot, kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të janë kurrë duart e studentëve. Studentët janë e ardhmja. Studentët janë ata që shohin larg dhe që duan te shkojnë më larg dhe me shpejt. Studentet janë gjithnjë te mirëpritur dhe për ta ne jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje.
Këto janë të tjera duar! Këto janë duart që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë që Shqipëria përpiqet të shkojë lart.







