Mediat sot raportuan se nxënësit e gjimnazit Ibrahim Rugova ne Kamez kane bojkotuar mësimin. Por sipas kryetarit te Bashkisë Kamez Rakip Suli e vërteta është krejt tjetër. Sipas tij mësimi vazhdon rregullit ne 25 shkollat e Kamzes dhe se rasti i disa te rinjve te manipuluar ne rrjetet sociale nuk mund te konsiderohet bojkot i mesimit.
Statusi i kryebashkiakut Rakip Suli
U bëjmë thirrje mediave të mos keqpërdorin rastin e rreth 50 fëmijëve në Kamëz, të nxitur nga manipulime në rrjetet sociale.
Në të 25 shkollat e Kamzës, mësimi vijon normalisht, kështu që ftojmë mediat të vijnë dhe të verifikojnë nga afër vijimin normal të procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kamzës.
Sot, falë mbështetjes së Kryeministrit Edi Rama, shkollat e Kamzës janë institucione me standarde të Bashkimit Europian.
Faleminderit!








