HomeAktualitetÇfarë po ndodh? Kaos në aeroportet italiane, anulohen fluturimet edhe drejt Tiranës

Çfarë po ndodh? Kaos në aeroportet italiane, anulohen fluturimet edhe drejt Tiranës

Advertismentspot_img

Problemet teknike të konstatuara në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali kanë sjellë anulimin e disa fluturimeve nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), anulimet kanë prekur linjat ajrore drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Piza, Rimini dhe Gjenova, për shkak të kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.

Aeroporti i Tiranës bën me dije se është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur zhvillimin e situatës dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët e prekur nga anulimet.

Ndërkohë, pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt ose nga Italia u rekomandohet të kontrollojnë rregullisht njoftimet zyrtare të kompanive ajrore për të marrë informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimeve të tyre.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës thekson se siguria dhe mirëqenia e pasagjerëve mbeten prioritet, ndërsa situata po ndiqet në bashkëpunim me palët përgjegjëse.

Çfarë po ndodh në Itali: 

Probleme të shumta në transportin ajror janë regjistruar që prej mëngjesit të së premtes në Itali, për shkak të një defekti në rrjetin e transmetimit të të dhënave që mbështet sistemet e kontrollit të trafikut ajror.

Sipas autoritetit italian të kontrollit të trafikut ajror, ENAV, defekti është konstatuar gjatë natës dhe ka reduktuar me rreth 50% kapacitetin e menaxhimit të fluturimeve. Si pasojë, disa aeroporte kanë raportuar anulime dhe vonesa, të cilat në raste të caktuara arrijnë deri në katër orë.

Problemi u vu re fillimisht gjatë natës, ndërsa në orët e para të mëngjesit, me rritjen e trafikut ajror, autoritetet u detyruan të vendosnin kufizime të përkohshme për numrin e avionëve që mund të menaxhohen në hapësirën ajrore italiane.

ENAV bëri të ditur se masat janë marrë për të garantuar sigurinë e fluturimeve, ndërsa theksoi se deri më tani nuk ka të dhëna që të tregojnë për një sulm kibernetik apo sabotim.

Në aeroportin Fiumicino të Romës janë regjistruar anulime dhe vonesa në disa fluturime. Sipas të dhënave paraprake, janë anuluar katër linja drejt Milanos-Linate, Riadit, Tiranës dhe Triestes.

Ndërkohë, rreth 20 fluturime të tjera kanë shënuar vonesa nga 15 deri në 60 minuta.

Probleme edhe në aeroportet e Milanos dhe Bergamos

Vonesat kanë prekur edhe aeroportet kryesore të rajonit të Lombardisë.

Në aeroportin Malpensa të Milanos, vonesat në nisje variojnë nga 30 minuta deri në më shumë se dy orë. Në aeroportin Linate, vonesat në mbërritje arrijnë deri në një orë, ndërsa disa nisje janë shtyrë përtej këtij intervali.

Probleme janë raportuar edhe në aeroportin Orio al Serio të Bergamos. Një fluturim i Ryanair drejt Trapanit, i planifikuar për në orën 06:50, u nis me një orë e gjysmë vonesë. Një tjetër fluturim i së njëjtës kompani drejt Berlinit u vonua me një orë e 20 minuta.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe Aeroporti “Nënë Tereza”.

Sipas njoftimit të TIA, anulimet kanë prekur linjat ajrore drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Piza, Rimini dhe Gjenova, për shkak të kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular