HomeAktualitetProtestuesi ngre ALARMIN: Agjentë të huaj po planifikojnë vrasje në shesh! Janë...

Protestuesi ngre ALARMIN: Agjentë të huaj po planifikojnë vrasje në shesh! Janë mes nesh

Advertismentspot_img

Mbrëmjen e sotme protestuesi Erald Noji ka ngritur alarmin në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, të moderatorit Ylli Rakipi.

Ai pretendoi se agjentë të huaj ndodhen mes protestuesve dhe se po planifikojnë të kryejnë edhe vrasje për ta çuar vendin në kaos.

Sipas tij, edhe ai personalisht është kontaktuar dhe shantazhuar nga persona që i ka cilësuar si agjentë të huaj.

Pjesë nga biseda:

Bala: Ekziston një situatë që mund të jetë e inskenuar nga jashtë?

Erald Noji (protestues): Po, dhe kryeministri nuk ka marrë asnjë masë për këtë.

Hoxha: Nga kjo që keni bërë këto katër ditë, keni vënë re gjë? Ka të huaj?

Erald Noji (protestues): Po.

Bala: Unë di që aty protestojnë shqiptarët. A ka ndërhyrje nga serbët apo rusët?

Erald Noji (protestues): Ka rryma të huaja, sepse, mes shumë budallallëqeve që ka bërë, ka edhe gjëra të sakta. Ka shërbime të huaja që duan të kapin grupin koordinues. Aty ke 20 grupe koordinuese, por asnjëri nuk vepron për interesin kombëtar: disa të Shehajt, disa të Ramës, disa të Berishës dhe disa të tjerë.

Bala: Ju e keni Ramën përballë. Ju keni një shqetësim të madh, sepse më shumë se Rama, ju jeni përgjegjës që aty të mos ndodhë ndonjë ngjarje tragjike, e cila mund të inskenohet edhe nga jashtë?

Erald Noji (protestues): Përgjegjësia është e zotit kryeministër. Ai, duke qëndruar 13 vite në pushtet, mban përgjegjësi për sigurinë kombëtare, por e ka futur në shtrat me krimin. Ai e mori nga Kosova, sepse e shkarkoi Kurti, i dyshuar për bashkëpunim me serbët. Përgjegjësia është e Edi Ramës.

Rakipi: Ke parë ndonjë nga shërbimet?

Erald Noji (protestues): Jam kontaktuar nga një person i shërbimeve, i cili edhe më ka shantazhuar. Nëse vjen e më kontakton shërbimi sekret, ku të shkoj, zoti kryeministër? Dy herë kam ardhur të të takoj, por asnjëherë nuk më ke pyetur.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular