Prej të martës Tirana është kthyer në shesh beteje mes studentëve që kërkojnë kushte më të mira dhe policisë që mundohet t’i bëjë ballë revoltës së tyre.
E ndërsa vëmendja duhej të ishte tek kërkesat e të rinjve, mes tyre duket se tashmë janë përfshirje dhe grupe hajdutërish dhe plaçkitësish ordinerë që s’kanë asnjë lidhje me atë çfarë kërkojnë studentët shqiptarë.
Pamjet e siguruara nga “Oraneës” tregojnë një moment të thyerjes së një dyqani parfumeria në zonën pranë Ministrisë së Arsimit, ku shihen qartë që protestuesit kanë hyrë në një biznes në zonë, prej nga kanë nxjerrë orendi dhe sende me vlerë.
Ajo çfarë e bën edhe më të trishto është fakti se pasi realizojnë vjedhjen në grup, këta persona përfshihen në mesin e turmës së studentëëve soi pa gjë të keq, a thua se nuk kanë realizuar ndonjë krim.
Fundja, për hajdutët ordinerë këto ditë janë dhe ditë feste, pasi siç thotë dhe shprehja e urtë: “Ujku mjegull do”.







