Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat dhe situatën e tensionuar në Shqipëri, duke bërë thirrje për zhvillimin e demonstratave në mënyrë paqësore dhe pa akte dhune.
Në deklaratën e saj, ambasada thekson se dhuna, lëndimi fizik i personave dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar, ndërsa u bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.
“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, shkruan Ambasada Amerikane.








