HomePolitike“Ishte skenar”/Protestues me maska në selinë, Berisha i merr në mbrojtje: PD...

“Ishte skenar”/Protestues me maska në selinë, Berisha i merr në mbrojtje: PD strehë për çdo të mitur që përndiqet nga policia

Advertismentspot_img

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të manipulojë protestat dhe të nxisë sulme ndaj selive të partive politike, pasi sipas tij, ka dështuar skenari për të sulmuar Kryeministrinë. Në një deklaratë për mediat,

Berisha pretendoi se policia përdori gaz lotsjellës ndaj selisë së PD-së pa shkak, duke e cilësuar ndërhyrjen si hakmarrje politike. Ai paralajmëroi Ramën për përgjegjësi personale dhe u shpreh se Partia Demokratike do të mbrojë të miturit që, sipas tij, janë sulmuar gjatë protestave.

“Njeriu që po përpiqet të përzgjedhë vendin e azilit politik, i them këtu që vendi i vetëm i azilit do të jetë qelia e burgut. Sot, ai përhap nëpërmjet rrjetit të tij në protestë, përhap lajmin që Kryeministrinë nuk e marrim dot, ndaj duhet të sulmohen dy selitë e partive të mëdha. Ai prandaj mori dhe futi brenda partisë së tij tre inspektorate, banditë të pajisur me hunj e mjete të tjera. Skenari i dështoi, sepse iniciatorët, ose puthadorët e Ramës nuk i ndoqi njeri. Dështoi të sillte protestuesit që shprehnin urrejtjen ndaj partisë së krimit. Natyrisht që nuk kishin motiv të vinin. Tani që i dështoi projekti, u përpoqën që selia e PD-së të sulmohej nga ora 8:30-9:30. Njerëzit e vërtetë në protestë nuk mund të manipuloheshin. Jagon e Edi Ramës e braktisën masivisht. Kësaj here kur dështuan, ora erdhi dhe kur panë që skenari nuk po realizohej, policia në mënyrën më hakmarrëse dhunon territorin e Partisë Demokratike, në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës. Jo vetëm që hedhin sasi të mëdha bombolash gazi, pa pasur motiv, vetëm reprezaljet e PD-së për dështimin e skenarit të tyre. I kanë helmuar njerëzit dhe ju e patë vetë. Nuk ka pasur asnjë tentativë nga asnjë protestues që të kryejë dëmin më të vogël ndaj kësaj partie. Paralajmëroj Edi Ramën se do të mbahen personalisht përgjegjës si manipulator të shpifur që bëjnë gjithçka brenda protestës kundër protestës. Demokratët janë në mosbindje civile më shumë se kurrë. Dhe jo vetëm në Tiranë.

Çdo i mitur që sulmohet, është i mitur dhe do të mbrohet nga Partia Demokratike. Ata që sulmojnë të miturit, ata shkelin ligje dhe Kushtetutën e vendit. Unë i përgëzoj demokratët që i marrin në mbrojtje të miturit”, u shpreh Berisha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular