Një lajm i trishtë vjen nga bashkia e Klosit. Malvina Lala, punonjëse në administratën e bashkisë Klos,ndërroi jetë pas një beteje mëse dy vjeçare me sëmundje të rëndë.
Valbona Kola, kryetare e bashkisë Klos, duke njoftuar humbjen e koleges Malvina Avni Lala, shkruan:
“Për dy vite me radhë, Malvina u përball me forcë dhe kurajë me një sëmundje të pabesë, duke luftuar deri në fund.
Sot, dhimbja për humbjen e saj është e madhe, por do të mbeten të paharruara buzëqeshja, shpirti i saj i çiltër, natyra plot gjallëri dhe përkushtimi në punë.”







