HomeBotaNga plaçkitjet te thirrja e Trump për mbylljen e kufijve, çfarë po...

Nga plaçkitjet te thirrja e Trump për mbylljen e kufijve, çfarë po ndodh në Francë?

Advertismentspot_img

 Franca po përballet me tensione pas dy ditësh protestash të dhunshme, gjatë të cilave u dogjën ndërtesa bashkish dhe u plaçkitën qindra biznese në disa qytete.

Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, akuzoi lëvizjen e së majtës ekstreme se po përpiqet të nxisë trazira të mëdha në vend, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Përballë situatës së krijuar, Lecornu u kërkoi autoriteteve lokale të vendosin masa të pjesshme të shtetrrethimit në disa qytete, gjatë mbrëmjes së sotme.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, pranoi më herët se policia kishte humbur kontrollin e situatës në disa qytete.

Ministri i Punës, Farandou, u takua me pronarë dyqanesh në Paris, bizneset e të cilëve u dëmtuan gjatë akteve të vandalizmit.

Edhe platforma e shitjeve online Vinted njoftoi se ka marrë masa për të identifikuar dhe fshirë njoftimet e dyshuara se lidhen me plaçkitjet. Kompania paralajmëroi se llogaritë që shkelin rregullat mund të bllokohen përgjithmonë.

Sipas saj, shitja e mallrave të vjedhura është rreptësisht e ndaluar dhe po bashkëpunon me autoritetet franceze për të parandaluar këto raste.

Ndërkohë, lëvizja e Jelekëve të Verdhë ka bërë thirrje për një raund të ri protestash të shtunën. Në këtë situatë, presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Francës të mbyllë kufijtë e saj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular