HomeAktualitetNga Tirana në Vlorë për t’i hedhur në erë makinën zyrtarit 29-vjeçar,...

Nga Tirana në Vlorë për t’i hedhur në erë makinën zyrtarit 29-vjeçar, arrestohen dy autorët që i vendosën tritolin

Advertismentspot_img

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Llakatund, ku u vendos lëndë plasëse në automjetin e 29-vjeçarit, kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, Igli Bimaj.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve Shkëlqim Malaj, 41 vjeç, dhe Ervin Skorovoti të dy banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin e 29-vjeçarit, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë.

Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular