HomeLifestyleRibashkimi që askush nuk e priste! “Sulejmani” dhe “Hyrremi” rikthehen sërish

Ribashkimi që askush nuk e priste! “Sulejmani” dhe “Hyrremi” rikthehen sërish

Advertismentspot_img

Halit Ergenc dhe Meryem Uzerli, aktorët që fituan zemrat e publikut përmes roleve të Sulltan Sulejmanit dhe Hyrremit në serialin e njohur “Sulejmani i Madhërishëm”, janë rikthyer së bashku në një projekt të ri kinematografik.

Seriali, i transmetuar edhe në TV Klan, u bë një nga produksionet turke më të njohura për shikuesit shqiptarë, duke e bërë çiftin e aktorëve të paharrueshëm për publikun.

Së fundmi, ata prezantuan filmin e ri “Imroz’da Bahar” (“Pranvera në Imroz”), i cili pati premierën botërore në Festivalin e Filmit El Gouna në Egjipt. Sipas mediave turke, dy aktorët u shfaqën së bashku në tapetin e kuq, të kapur për dore, ndërsa pozuan për fotografët.

Ky është bashkëpunimi i tyre i parë që nga përfundimi i serialit “Sulejmani i Madhërishëm”, i cili u transmetua në TV Klan disa vite më parë.

Traileri i filmit u publikua më 16 tetor, ndërsa produksioni pritet të shfaqet në kinematë e më shumë se 50 vendeve. Data e premierës në Turqi ende nuk është bërë e ditur.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular