Pas seancës plenare të zhvilluar mes tensioneve në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi protestën e studentëve në një deklaratë për mediat.
Balla ngriti akuza ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, duke pretenduar se opozita ka paguar të mitur për të ushtruar dhunë ndaj institucioneve.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së pretendoi se në Prokurori ka dëshmi nga vetë 17-vjeçarët, të cilët, sipas tij, kanë deklaruar se janë paguar nga Partia Demokratike.
Taulant Balla: “Djali im është 17 vjeç, ka të njëjtën moshë me ta, është e paparanueshme që fëmijët të përdoren për dhunë.
Kam edhe une informacionet e mia. Drejtohuni Prokurorisë së Tiranës, dhe pyetini a kanë dëshmuar këto fëmijë 17 vjeçarë se janë sjellë me para nga deputet të PD në protesë.
Kanë paguar 100 mijë lekë për kokë për të udhëzuar minorenë 17 vjeç për të ushtruar dhunë ndaj institucioneve.”







