Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar të gjithë ministrave të shkarkojnë drejtorët, bëjnë me dije burime për Klan News.
Nuk është e qartë se cilat nivele apo drejtori do të prekë kjo kërkesë e kryeministrit, nëse behet fjalë për një lëvizje të përgjithshme në administratë apo për ndryshime të kufizuara në institucione të veçanta.
Kërkesa e Ramës ka ardhur nga Budva, ku kreu i qeverisë po merr pjesë në Samitin për Procesin e Berlinit, por ende nuk janë të qarta rrethanat që e kanë shtyrë Ramën në marrjen e një vendimi të tillë.
Dorëheqja e parevokueshme e drejtorëve në varësi të ministrive, kërkohet nga Rama në një moment që Tirana dhe disa qytete të tjera, po përballen prej dhjetë ditësh me protesta masive nga të rinjtë që kërkojë largimin e qeverisë aktuale.







