Gjatë punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në Budva, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe një takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz.
Kreu i qeverisë shqiptare në këtë takim shoqërohej nga ish-ministri i Jashtëm, Igli Hasani, dhe këshilltarja e tij për çështjet juridike, Etilda Gjonaj.
Takimi mësohet se ka zgjatur rreth 30 minuta, por pavarësisht interesit të Televizionit Klan, asnjëra nga palët pjesëmarrëse nuk ka dhënë detaje mbi çështjet e diskutuara.







