Sekretariati i Etikës në Kuvend, i cili u mblodh sot, ka pranuar kërkesën e deputetëve të PS-së, duke përjashtuar me 60 ditë nga punimet e seancave plenare Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Edi Palokën, Fidel Krekën, Luçiano Boçin dhe Besart Xhaferrin.
Ndërkohë, për 14 deputetët e tjerë demokratë, Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi, nuk u mor masë përjashtimi, por vetëm iu tërhoq vëmendje, bën me dije gazetarja e Top News Gerjola Hate.
Kujtojmë se kërkesa e PS-së erdhi pas trazirave të shkaktuara dje në Kuvend, bllokimit të foltores, ofendimeve dhe hedhjes së sendeve në drejtim të deputetëve të mazhorancës nga deputetët e PD-së.







