nga Naim Hasani
MOS T’I BASHKOHEMI THIRRJES SË NONGRATËS!
Ne kemi dalë në protestë kundër Ramës dhe Berishës, kundër një sistemi që ka mbajtur peng Shqipërinë për vite me radhë. Nuk kemi dalë për të rrëzuar njërin që të vijë tjetri, as për t’i dhënë Berishës mundësinë të marrë drejtimin e një proteste që nuk është e tij.
Mos lejojmë që Berisha ta përvetësojë protestën qytetare dhe ta devijojë nga qëllimi i saj! Kur protesta fillon të godasë pushtetin dhe sistemin, shfaqen ata që duan ta marrin nën kontroll, ta dobësojnë dhe ta shuajnë.
Prandaj, thirrja ime është e qartë: Nesër të mos i përgjigjemi thirrjes së Nongratës. Të mos bëhemi pjesë e një skenari që i shërben rikthimit të politikës së vjetër.
Ne duam ndryshim të vërtetë, jo rotacion mes Ramës dhe Berishës. Protesta duhet të mbetet e pavarur, qytetare dhe kundër të gjithë atyre që kanë përgjegjësi për gjendjen e vendit.
JO RAMËS! JO BERISHËS! PO NJË NDRYSHIMI TË VËRTETË!







