HomePolitikeHedh gurin, fsheh dorën/Berisha: E gjithë Shqipëria është në Tiranë në mbështetje...

Hedh gurin, fsheh dorën/Berisha: E gjithë Shqipëria është në Tiranë në mbështetje të studentëve, por vet nuk do të marr pjesë!

Advertismentspot_img

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur këtë të shtunë nëse do të marrë pjesë fizikisht në protestën kombëtare apo do ta ndjekë atë nga zyra e tij, nënkuptoi se nuk do të jetë i pranishëm në tubim.

Përmes një deklarate për mediat duke u futur në selinë e PD, Berisha theksoi se sot e gjithë Shqipëria ndodhet në Tiranë në mbështetje të revoltës rinore e studentore.

 “Sot, Shqipëria është e tëra në Tiranë në mbështetje totale të studentëve dhe kundër narkodiktatorit që po përdor dhunë barbare ndaj tyre. Sot, studentë, sindikata, forca politike opozitare, janë në mbështetje më të fuqishme të revoltës studentore.

Me dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë nga të katër anët e vendit, kanë ardhur mbrëmë.

Beteja e narkodiktatorit, beteja e Edvin Kristaq Xhelatit ndaj studentëve do të jetë fundi i tij i turpshëm, fundi që meriton”, tha Berisha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular