HomeAktualitetProtesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Një deputet, një gazetare dhe 4...

Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Një deputet, një gazetare dhe 4 protestues të lënduar 

Advertismentspot_img

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë informacionet paraprake për personat që kanë marrë trajtim mjekësor gjatë protestës së sotme.

Sipas njoftimit, në QSUT janë paraqitur një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues. Ministria bën me dije se të gjashtë kanë lënë spitalin pas marrjes së trajtimit mjekësor.

Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) kanë marrë trajtim një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias.

Sipas ministrisë, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 24 tetor 2026 ora 16:30

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se gjatë protestës së sotme, sipas informacioneve paraprake në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim:

QSUT

– Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë

– Një përfaqësuese e medias

– Katër protestues 

Të gjithë të lënduarit kanë  lenë spitalin pas marrjes së trajtimit.

SUT

– Një efektiv policie

– Një përfaqësues i medias

Gjendja shëndetësore stabël

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular