Ish-drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit ne Shqipëri, Agron Tufa, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama pas protestës së 12-të studentore të zhvilluar në Tiranë, duke e akuzuar për përshkallëzimin e situatës dhe duke paralajmëruar, sipas tij, pasoja politike për qeverinë.
Në reagimin e tij, Tufa përdori gjuhë të ashpër ndaj kreut të qeverisë, duke pretenduar se ky i fundit po nxit përshkallëzimin e situatës dhe po shmang dorëheqjen.
Në vijim të reagimit, ai iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit, duke deklaruar se Shqipëria nuk mund të jetë peng i asaj që e cilësoi si “shtjella jote e zezë psikopatologjike”.
Reagimi i plotë i Agron Tufës:
Edi Rama i ka lëshuar të gjithë pitbullët e tërbuar nga zinxhiri.
I ka mbetur të nxjerrë në shesh tani militantët e vet për kasaphanë civile, vetëm nga që trembet të japë dorëheqje për të provuar sa i vlen lëkura në zgjedhje të ndershme.
Një cunam bumerangu e pret!
Edi Rama, Shqipëria nuk është pengu i shtjellës tënde të zezë psikopatologjike! Ti ke nevojë për pavione të specializuara psikiatrike!







