HomeSocialeRikthehen reshjet e shiut/Parashikimi i motit për sot, ja sa do të...

Rikthehen reshjet e shiut/Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat 

Advertismentspot_img

Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërsa temperaturat do të variojnë në varësi të zonave.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, në zonat bregdetare temperaturat minimale do të zbresin në 12°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 21°C.

Në vendet e ulëta, temperaturat do të luhaten nga 9°C deri në 19°C, ndërsa në zonat malore pritet të regjistrohen vlera më të ulëta, nga 5°C në mëngjes deri në 15°C gjatë ditës.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore, për momente të caktuara, pritet të jetë e fortë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular