Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë në Kosovë, e ka përkujtuar motrën në një postim në Facebook.
“Ahh bre Linda, zemra nuk po ma mban me shkru per Vrasjen tande. Ishalla zoti na takon ne Xhehnet motrushe“, shkroi Alban Zekaj.
Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj më 25 tetor, me goditje me një mjet të fortë. Sipas Prokurorisë, ajo sapo ishte kthyer në shtëpi e shoqëruar nga policia.
Ajo ishte kthyer në shtëpi pas raportimit të dhunës në familje, me ç’rast ishte arrestuar dhe ndaluar ish-bashkëshorti i saj.
Më 22 tetor, Zekaj i ishte ankuar kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj për dështime në trajtimin e rasteve të saj. Ajo kishte kërkuar edhe zbatimin e një vendimi gjyqësor për shfrytëzimin e shtëpisë së përbashkët me ish-bashkëshortin.







