HomeUncategorizedEMRI/Shqiptari gjendet i vdekur brenda pusit në Itali! Dyshohet se është vrarë 

EMRI/Shqiptari gjendet i vdekur brenda pusit në Itali! Dyshohet se është vrarë 

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur brenda një pusi. 

Raportohet se viktima është 31-vjeçari Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet brenda një pusi rreth 10 metra të thellë, në zonën e Longianos, në provincën e Forli-Cesenës. Sipas mediave italiane, autoritetet kanë nisur hetimet për vrasje, pasi dyshohet se i riu mund të jetë vrarë me armë zjarri, ndërsa kishte disa ditë që ndodhej brenda pusit. 

Pranë pusit ku u gjet trupi raportohet se janë zbuluar edhe disa gëzhoja pistolete, teksa makina e shqiptarit u gjet e djegur pak kilometra larg.  

Denaldo Maxhallaku ishte shpallur i zhdukur pasi kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Itali. Kontakti i fundit me 31-vjeçarin, sipas informacioneve të publikuara më herët nga mediat, ishte regjistruar më 7 tetor 2026, rreth orës 20:30, në zonën e Savignano sul Rubicone. 

Një ditë më pas, më 8 tetor, automjeti i tij, një “Fiat Punto” e zezë, u gjet i djegur plotësisht në zonën e Roncofreddos, pranë lumit Rubicone, disa kilometra larg vendit ku u zbulua trupi. 

Pas gjetjes së automjetit, autoritetet italiane kishin intensifikuar kërkimet në zonën mes Roncofreddos dhe Soglianos, përgjatë rrugës provinciale 85, e njohur si Fondovalle Rubicone. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular