HomePolitike"Berisha dhe Rama aleatë të sistemit të vjetër!"/Bushati: Nuk ka mjerim më...

“Berisha dhe Rama aleatë të sistemit të vjetër!”/Bushati: Nuk ka mjerim më të madh se të shohësh Berishën që godet “flamingot”, Qorin dhe partitë e tjera

Advertismentspot_img

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, foli për sulmin e Sali Berishës ndaj protestuesve të njohur si “flamingot”, Arlind Qorit dhe partive të tjera, sulm i ngjashëm me atë që u bën edhe Edi Rama. 

Bushati tha se Berisha i druhet asgjësimit siç ndodhi me opozitat në Hungari dhe Serbi, ndaj ka kaluar në sulm, por sipas analistit kjo parti ka në dorë vetëm të vetë-sakrifikohet. 

“Unë jam përplasur edhe me ty sepse ke hedhur këtë idenë që Rama dhe Berisha janë bashkë. Nuk jam dakord se merern vesh në distancë, por ama fatkeqësisht revolucioni i flamingove, po tregon se Rama dhe Berisha janë të dënuar të kacavirren prej sistemit të vjetër. Janë aleatë edhe nëse nuk komunikojnë me njëri tjetrin. Nuk kishte mjerim më të madh se të shihje Berishën të godiste flamingon, Arlind Qorin, partitë e tjera, që janë futur në këtë proces. Pse e bën Berisha? Sot PD ka një krizë të madhe. Ajo që tregoi Hungaria dhe Serbia, përballja e popullit me regjimin, që ka administratë, para dhe banda, e ruan eshtrën. Në Serbi dhe Hungari janë asgjësuar opozitat. Berisha ka nuhatur që përsëritja e të njëjtës trajektore nuk rrëzon vetëm Orban dhe Vuçiç, por asgjëson edhe opozitën e vjetër. Thirrja e Berishës dje ishte thirrje militantëve të vet, mos kaloni gardhin, mos u bëni flamingo, flamingot janë armiqtë tani, janë të Qorit, Antifa, etj dhe këtu ai bashkohet me Ramën. 

Unë kam ide tjetër, në këtë situatë ku jemi, e vetmja gjë që e shpëton PD-në nga asgjësimi përfundimtar, është të dalë sot dhe të thotë kemi bërë çkemi bërë, luftuam regjimin, por ne sakrifikojmë partinë për ta vënë në funksion të kësaj lëvizje të re. Nuk duan revolucionarët të hyjnë në zgjedhje, as ne nuk hyjmë. 

Pavarësisht se kush është tubuar brenda edhe në Hungari edhe në Serbi, ajo që është asgjësuar nuk janë pushtetet, janë opozitat. Kjo mund të mos ndodhë kështu në Shqipëri por është kambanë alarmi edhe për PD-në në Shqipëri. Kur kushtet ndryshojnë dhe kontradikta nuk është më e majtë dhe e djthatë, por tirani kundër popullit, ajo që e pëson është opozita e vjetër. Prandaj PD edhe për interes të Shqipërisë dhe të vetë, duhet të vetësakrifikohet. 

Berisha po luan për asgjësimin e PD me atë që bëri dje”, deklaroi Bushati. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular