HomePolitikeOpozita refuzoi, Balla takohet me Begajn për datën e zgjedhjeve: Gati për...

Opozita refuzoi, Balla takohet me Begajn për datën e zgjedhjeve: Gati për çdo datë përveç 2 majit

Advertismentspot_img

Pas Partisë Demokratike, edhe “Partia e Lirisë” ka vendosur të mos i përgjigjet pozitivisht ftesës së kreut të shtetit

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim konsultues me presidentin Bajram Begaj, në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore. Sipas raportimeve në media, Balla është shprehur i hapur për çdo datë, përveç 2 majit. 

Ndërkohë, partitë e opozitës kanë refuzuar të marrin pjesë në këto takime. 

Pas Partisë Demokratike, edhe “Partia e Lirisë” ka vendosur të mos i përgjigjet pozitivisht ftesës së kreut të shtetit. Përfaqësuesi i saj, Tedi Blushi, deklaroi se kjo forcë politike nuk do të bëhet pjesë e një procesi të tillë konsultimi. 

Disa ditë të parë kreu grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se  ftesa e presidentit është si një “teatër politik”, duke theksuar se Presidenti duhet të merret me shqetësimet për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në orën 11:00 në Presidencë do të mbërrijnë përfaqësuesit e Partisë Social-Demokrate, të drejtuar nga Tom Doshi e më pas me partitë e tjera. 

Kreu i shtetit ka nisur konsultimet me përfaqësuesit e forcave politike për të diskutuar mbi datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore. Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të mbahen në një ditë të diel, brenda periudhës 15 prill-15 maj 2027. Afati i fundit për shpalljen e datës nga presidenti Bajram Begaj është 6 nëntori. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular