Moti i ftohtë pritet të godadë gjatë fundjavës rajonin tonë: duke filluar nga mbrëmja e sotme, e premte, 30 tetor, një masë e ftohtë ajri po mbërrin nga Deti i Veriut. Nuk bëhet fjalë pë ndonjë të “ftohtë polar”, shpjegon koloneli dhe meteorologu i njohur italian, Mario Giuliacci.
Erërat që po vijnë nga Deti i Veriut dhe temperaturat që me siguri do të godasin rajonin tonë, sipas tij, pritet të bien nën 10° për rreth 2 ose 3 ditë. Temperaturat maksimale do të bien nën 15°.
Sipas Kolonelit, popullsia do ta ndiejë ndryshimin e menjëhershëm të temperaturës sepse rënia do të jetë e shpejtë. Temperaturat në rajon aktualisht janë rreth 20°C. Rënia do të jetë mjaft e ndjeshme dhe një ndryshim i shpejtë i temperaturës mund të ndihet si mot i keq brenda pak ditësh.
Rënia e temperaturave do të favorizojë reshjet e borës në zonat malore, kryesisht në Alpe.
Fundjava e Halloween-it do të shoqërohet veç reshjeve të dendura, edhe me një rënie të ndjeshme të temperaturave. Megjithatë, sipas Kolonel Giuliacci-t, perceptimi mbi ashpërsinë e temperaturave në Mesdhe do të jetë më i lidhur me rënien drastike që do të ndodhë brenda pak ditësh.







