Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur ndërprerjen e bojkotit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për rrjedhojë, avokatët do t’u rikthehen normalisht seancave gjyqësore duke nisur nga dita e hënë.
Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, ka bërë të ditur se, pavarësisht ndërprerjes së bojkotit, kundërshtimet ndaj rregullores në fjalë do të vijojnë përmes rrugëve ligjore.
Haxhia paralajmëroi depozitimin e padive dhe kërkesave të tjera, duke argumentuar se rregullorja cenon të drejtat dhe interesat e avokatëve.
“Do të bëjmë padi dhe kërkesa të tjera për këtë rregullore që na cenon”, u shpreh Haxhia.







