HomeKronikeVodhën në katër biznese te Shkëmbi i Kavajës, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim...

Vodhën në katër biznese te Shkëmbi i Kavajës, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Advertismentspot_img

Policia e Durrësit ka zbardhur katër raste vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit tetor në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku janë marrë shuma parash dhe sende me vlerë në markete dhe lokale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Periudha”, është ndaluar një 31-vjeçar, me inicialet Demir Buthi., banues në Hajdaraj, Kavajë, i dyshuar si autor i vjedhjeve. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij i dyshuar, A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë, është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, dy personat dyshohet se kanë kryer katër vjedhje në periudhën 17–21 tetor 2026, duke përzgjedhur biznese të ndryshme në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve ku mund të jenë përfshirë dy shtetasit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular