Të shtunën në Tiranë u mbajt protesta e 19-të radhazi e studentëve dhe qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit. Me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe largimin e klasës politike të 36 viteve të fundit, të rinjtë u përleshën me policinë.
Nga ana e protestuesve nuk munguan gurët, mjetet piroteknike dhe molotovët në drejtim të policisë, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Policia bëri me dije se pas tubimit të djeshëm janë arrestuar gjashtë persona, tre të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe dy janë shpallur në kërkim. Mes tyre dy janë të mitur.
Ndërkohë “Blutë” kanë publikuar edhe materialet që iu sekuestruan dy personave të ndaluar dhe me maska. Në çanta duken molotovët e ngjitur me shashka.







