Është ndarë nga jeta në moshën 45-vjeçare mjeku i njohur në Kosovë, Leonard Kurti, specialist dhe drejtor i Klinikës së Biokimisë në QKUK.
Lajmi i trishtë është bërë me dije nga miq e të afërm të cilët përmes reagimeve prekëse kanë shkruar në rrjet për ndarjen nga jeta të doktor Leonardit, i cili la pas gruan Genzana, dhe dy djemtë e vegjël, të moshës 2 dhe 6 vjeçare, Erikun dhe Marinin.
Ndërkaq mësohet se ceremonia mortore për Leonardin do të zhvillohet ditën e sotme në orën 14:30 në varrezat katolike në Pejë të Kosovës. Për ndarjen nga jeta të Leonardit ka reaguar dhe ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj, i cili përmes një postimi të ndarë në Facebook shkruan se Leonardi vdiq pas një beteje me sëmundjen e rëndë.
Njoftimi për ndarjen nga jeta të mjekut Leonard Kurti:
Ka ndarje qe na lënë pa fjalë, sepse vijnë atehere kur jeta ka ende kaq shumë per te dhënë. Ndarja nga jeta e Leonardit na mbush me dhimbje: ikën nje intelektual me vlera te larta njerezore, nje bashkëshort, baba, bir e vëlla, prania e te cilit do t’u mungojë thellë njerëzve te tij te dashur.
Dija merr vleren e saj më te bukur kur bashkohet me ndershmërinë, fisnikërinë dhe respektin per tjetrin. Keshtu do ta kujtojmë Leonardin: si njeri qe meritonte vleresim per mendjen e tij dhe dashuri per zemren e tij.
Dhimbja behet veçanërisht e thellë kur mendojmë per dy djemtë e tij te vegjel: Erikun dhe Marinin. U rritshin të rrethuar nga dashuria e familjes dhe nga kujtimi i mirë i babait te tyre. Ne rrefimet per te, ne shembullin dhe vlerat qe la, e njohshin gjithnjë e më shumë dashurinë e tij.
Ngushëllimet më të sinqerta Marisë e Koles, bashkëshortes Genzana, djemve Erikut e Marinit, motres Roza dhe mbarë familjes Kurti. Zoti ju dhëntë forcë ne kete sprovë dhe ngushëllimin qe buron nga besimi se dashuria nuk shuhet me vdekjen.
Me ndërmjetësimin e te Lumit Shtjefen Kurti, axhës se tij, Zoti e pranoftë Leonardin mes te zgjedhurve te Vet, ne driten dhe paqen e amshuar!
Varrimi bëhet neser, më 1 nëntor. Ne oren 14:30 kremtohet Mesha e salikimit ne kishë, pastaj ritet përmbyllen ne varrezat katolike te qytetit.
Lamtumirë, Leonard i dashur!
Dritë te pastë shpirti e i përhershëm qoftë kujtimi yt!
Pushofsh ne paqen e Zotit







