HomeAktualitetBënë simbolin e “shqiponjës”/ Ekskursioni në Malin e Zi kthehet në makth,...

Bënë simbolin e “shqiponjës”/ Ekskursioni në Malin e Zi kthehet në makth, 4 gjimnazistë nga Shqipëria e kalojnë natën në polici

Advertismentspot_img

Katër nxënës të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë shoqëruar nga policia malazeze në qytetin e Kotorit, pas një incidenti të ndodhur gjatë një ekskursioni turistik në Malin e Zi.

Gjimnazistët, të gjithë djem, kanë kaluar natën në ambientet e policisë, ndërsa më pas janë lënë të lirë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa grupi i nxënësve po kthehej nga dreka. Gjatë rrugës, ata janë përfshirë në një konflikt verbal me një grua të moshuar vendase, e cila i kishte pyetur se nga vinin.

Në përgjigje, gjimnazistët kanë bërë me duar simbolin e shqiponjës dhe kanë qeshur. Ky gjest dyshohet se ka shkaktuar reagimin e gruas, e cila ka goditur me shpulla njërin prej nxënësve. Situata më pas është përshkallëzuar.

Pas incidentit, e moshuara ka njoftuar policinë, duke pretenduar se ishte provokuar nga të rinjtë. Pas mbërritjes së autoriteteve, katër nxënësit janë shoqëruar në komisariat, ku kanë qëndruar gjatë natës.

Pranë tyre ka qenë edhe mësuesja shoqëruese e grupit, e cila është paraqitur në polici për t’u gjendur pranë nxënësve.

Pas lirimit, gjimnazistëve u është kërkuar që të mos përsërisin gjeste të tilla me simbolet kombëtare.

Ndërkohë, lidhur me incidentin janë vënë në dijeni edhe Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar (DRAP) Durrës dhe Ministria e Arsimit, të cilat janë informuar për zhvillimet e ndodhura gjatë udhëtimit shkollor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular