HomePolitikeLefter Maliqi shpall kandidaturën për bashkinë e Kuçovës: Mora aprovimin e Metës...

Lefter Maliqi shpall kandidaturën për bashkinë e Kuçovës: Mora aprovimin e Metës nga qelia, edhe të Berishës

Advertismentspot_img

Pas dekretimit të 9 majit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, tashmë kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë të kandidatëve për kryebashkiakë

Një prej tyre është edhe ish-deputeti Lefter Maliqi i cili ka bërë publike ambicien për të garuar nën siglën e Partisë së Lirisë për Bashkinë e Kuçovës.

Në Report Tv, Maliqi deklaroi se ka marrë mbështetjen e kreut të PL-së, Ilir Meta, pas një takimi me të në paraburgim.

“Unë jam drejtues politik i Partisë së Lirisë. Jam takuar me Metën presidentin të cilit i uroj lirim të shpejtë. Jam takuar disa herë me Metën në paraburgim është më në formë se kurrë. Kemi diskutuar shumë gjëra për zhvillimet politike, edhe për qarkun e Beratit.

Jam kandidat i vetëm nga Partia e Lirisë në zgjedhjet lokale. Është vënë në dijeni edhe Berisha, jam takuar edhe me z. Berisha, e kam vënë në dijeni që do të vijë propozimi nga zoti Meta dhe sigurisht bashkë ”, u shpreh Maliqi.

Ai tha se synon të garojë edhe me mbështetjen e opozitës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular