HomeAktualitet29-vjeçari pëson infarkt akut, mjekët e “Nënë Terezës” ndërhyjnë në kohë dhe...

29-vjeçari pëson infarkt akut, mjekët e “Nënë Terezës” ndërhyjnë në kohë dhe i shpëtojnë jetën

Advertismentspot_img

Një 29-vjeçar, i paraqitur në gjendje kritike në Kardiologjinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si pasojë e një infarkti akut, ka dalë jashtë rrezikut për jetën falë ndërhyrjes urgjente të ekipit mjekësor të Hemodinamikës.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e cila vlerësoi profesionalizmin dhe reagimin në kohë të stafit mjekësor.

Sipas Spahiut, për të stabilizuar gjendjen e pacientit u kryen 15 goditje elektrike, si dhe një ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e arteries kryesore të zemrës.

Spahiu bëri me dije se 29-vjeçari ndodhet në fazën e rikuperimit, nën kujdesin e mjekëve.

Ministrja Spahiu shprehu mirënjohjen për mjekët dr. Donald Mançe dhe dr. Gentian Mehmeti, si dhe për të gjithë ekipin mjekësor të përfshirë në trajtimin e pacientit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular