HomeAktualitetTragjedi në Bullgari/ Përplasen rreth 50 automjete në mjegull të dendur, të...

Tragjedi në Bullgari/ Përplasen rreth 50 automjete në mjegull të dendur, të paktën 10 të vdekur, 27 të plagosur

Advertismentspot_img

Një aksident masiv me pasoja tragjike është regjistruar mëngjesin e së martës në një autostradë në juglindje të Bullgarisë, ku rreth 50 automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir për shkak të mjegullës së dendur.
Bilanci paraprak është tragjik: të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas agjencisë bullgare të lajmeve BTA, e cila citon guvernatorin e Jambolit, Georgi Chalakov, përplasjet ndodhën në të dyja drejtimet e lëvizjes, duke shkaktuar një kaos të madh në rrugë
Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, zjarrfikësish dhe ekipe mjekësore, të cilat nisën menjëherë operacionet për nxjerrjen e personave të bllokuar dhe transportimin e të plagosurve në spitale.
Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë përmasat e katastrofës, me makina dhe kamionë të shkatërruar, automjete të përmbysura dhe të tjera të dala jashtë rruge. Sipas autoriteteve, disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda automjeteve të dëmtuara, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.
Për momentin, përparësi u është dhënë shpëtimit të të mbijetuarve dhe nxjerrjes së viktimave. Pas përfundimit të operacionit, pritet të nisë hetimi për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit. Mjegulla e dendur dyshohet se ka qenë një faktor vendimtar në këtë përplasje masive.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular