HomeAktualitetKallëzimi ndaj Irena Gjokës, Berisha dhe Malltezi thirren si dëshmitarë

Kallëzimi ndaj Irena Gjokës, Berisha dhe Malltezi thirren si dëshmitarë

Advertismentspot_img

Prokuroria e Posaçme ka thirrur kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin për t’i marrë në pyetje në lidhje me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares së posaçme Irena Gjoka.

Sipas informacioneve, të dy janë ftuar të paraqiten në SPAK më 12 nëntor, në orën 10:00, ku do të pyeten në cilësinë e kallëzuesve.

Kjo lëvizje e prokurorisë vjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila nuk pranoi kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj gjyqtares Gjoka dhe vendosi kthimin e dosjes për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.

Kallëzimi ndaj gjyqtares lidhet me dyshimet për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, ku pretendohet se nuk është pasqyruar një dënim i marrë në Greqi.

Irena Gjoka është gjyqtarja e posaçme që ka firmosur vendimet për kërkesat e SPAK në kuadër të dosjes “Partizani”, çështje në të cilën janë të pandehur Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular